Botë

Bota nën ethet e armatimit: SHBA në krye, Britania ka rol të rëndësishëm

Bota nën ethet e armatimit: SHBA në krye, Britania ka rol të rëndësishëm

Prodhimi botëror i armëve është shtuar. Sipas studimit të Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes”, 100 kompanitë kryesore të armatimit i kanë rritur sërish fitimet.

Edhe viti 2018 ka qenë vit i “mbarë” për 100 kompanitë më të mëdha të armatimit në botë. Fitimet e tyre janë rritur. Në total fitimi i tyre arriti vlerën e 420 miliardë dollarëve, 4,6% më shumë se në vitin 2017. Krahasuar me fitimet e vitit 2002, madje fitimet në sektorin e armatimit në botë kanë pësuar një rritje prej 47%. Ky është konstatimi i “Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes”, SIPRI në studimin e publikuar për fitimet e 100 koncerneve kryesore botërore.