Botë

Profesorët liberalë nuk po ia dalin “t’i shërojnë” terroristët

Descriptive Text

Britaniku Chris Morris gjatë krejt karrierës së tij në botën filmike është marrë me përshkrimin e budallallëqeve dhe idiotësive të xhihadistëve dhe agjencive që mundohen t’u bien në fije.

Dhe nëse do të donte që të njëjtën punë ta bënte edhe me sojin e tij politik – të majtën liberale, sikurse i referohet shumëkush – nuk do të mund të gjente vend më të mirë se një institucion i njohur akademik i drejtuar prej progresistëve të njohur, të cilët besojnë se kushdo, madje edhe xhihadistët e dënuar të cilët më shumë kanë predikuar dashurinë për vdekjen se për jetën, mund të reformohen dhe t’u besojnë bindjeve liberale, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë institucion, ish-të burgosurit dhe ata që po dergjen tani, do të ftoheshin në një kurs me studentë universitarë për të ndarë përvojat e tyre për sistemin penal të drejtësisë. Kursi do të shquhej për ligjërimin akademik e qasjen e urtë, duke ua mbushur mendjen ish-kryengritësve që të kthehen në jetën normale.

Pastaj një xhihadist i dënuar do të ftohej për të rrëfyer para studentëve të vërtetën personale dhe për të folur për traumat e mëdha që ka përjetuar në duar të sistemit britanik të drejtësisë. Audienca do të dëgjonte me durim rrëfimin e tij, duke theksuar sfidat me të cilat përballet një mysliman i përkushtuar në një shoqëri islamofobe.

Në këmbim, ai do të kryente një batërdi terroriste, vetëm dy orë pas një diskutimi grupor kundër njerëzve të margjinalizuar në shoqëritë neoliberale.

Programet e shpresës

Kush do të guxonte të merrej me këtë satirë thumbuese? Përgjigjja është se askush nuk do ta bënte, sepse është fantastike dhe politikisht jokorrekte në kohën kur nuk ka kaluar as një javë prejse Usman Khan, shtetasi britanik 28 vjeç, i cili ishte liruar nga burgu në dhjetor 2018 pas tetë vjetësh vuajtjeje dënimi për akuza për terrorizëm, do të masakronte dy persona me një hanxhar në zemër të Londrës.

Ai e kreu aksionin në ditën kur kishte marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga organizatorët e Programit të Mësojmë së Bashku të Universitetit të Kembrixhit. Ai ishte ftuar aty që të ndante përvojën e tij si ish-i burgosur.

Viktimat e Khanit, Jack Merritt, i cili ishte koordinator i programit të Mësojmë së Bashku, dhe vullnetaren Saskia Jones.....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)