Laburistët në Britani premtojnë autobusë elektrikë në të gjithë vendin Foto: Reuters

Laburistët në Britani premtojnë autobusë elektrikë në të gjithë vendin

07 December 2019 20:37

Laburistët planifikojnë t’i bëjnë elektrikë të gjithë autobusët në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2030, me një investim 4 miliardë funtesh, nëse i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo do ta zvogëlonte emetimin nga autobusët për më shumë se 70%, duke ulur ndotjen e ajrit dhe duke ndihmuar në trajtimin e ndryshimit të klimës, kanë thënë zyrtarët e kësaj partie, raporton KTV.

Më shumë se 3.000 rrugë autobusësh janë shkurtuar ose zvogëluar gjatë dekadës së kaluar.

Ka 35.000 autobusë në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm 700 janë elektrikë dhe kryesisht në Londër, kanë thënë laburistët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme