Botë

Nga protestat në Francë u lënduan rreth 500 persona nga forca joproporcionale e policisë

Bilanci i protestave këtë vit ka qenë i rëndë në Francë. Raportohet se 26 persona kanë humbur njërin sy, pesë kanë humbur njërën dorë dhe rreth 500 janë lënduar për shkak të forcës joproporcionale të përdorur nga Policia franceze në demonstrata brenda këtij viti.

Në demonstratat e ‘jelekëve të verdhë’, të cilat u regjistruan si protestat më të gjata në vend, Policia franceze shpesh është kritikuar për forcën joproporcionale të përdorur, raporton KTV.

“Ka shumë dokumente që dëshmojnë se policia ka përdorur forcë të tepruar", ka deklaruar organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Sipas ligjeve në Francë, forcat e sigurisë e kanë të ndaluar të qëllojnë në kokat e njerëzve me plumba plastikë. Megjithatë, policia shpesh shënjestron gazetarët dhe demonstruesit.