Botë

Shtohen premtimet për Brexit një javë para votimit

Derisa kanë mbetur edhe një javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve në Britani, partitë politike kanë vazhduar të shpalosin programet dhe të japin premtime.

Boris Johnson thotë se ai do ta largojë Britaninë nga BE-ja dhe do të paraqesë buxhet për uljen e taksave, transmeton KTV. Ndërsa fushata hyn në javën e saj të fundit, kryeministri tha se vetëm një fitore e Konservatorëve do t’i jepte fund pasigurisë së Brexit-it dhe do t'i detyronte deputetët të punonin për interesat e popullit.

Ndërsa laburistët premtojnë se do ta rrisin në 30 numrin e nxënësve në klasë në shkollat në Angli, nëse i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme të së enjtes tjetër.

Partia Konservatore tha se do të përmbushë premtimin duke rekrutuar gati 20,000 mësues shtesë për pesë vjet.

Ndërsa sipas sondazheve, konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet, por do ta kenë të vështirë ta arrijnë shumicën.