228 arrestime në një operacion global kundër pastrimit të parave

228 arrestime në një operacion global kundër pastrimit të parave

04 December 2019 13:10

Hagë, 4 dhjetor – Policitë e 30 vendeve kanë arrestuar 228 persona dhe kanë identifikuar më shumë se 3 800 transferta të paligjshme bankare në kuadër të një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave, njoftoi sot agjencia europiane e policisë, Europol, transmeton atsh raportimin e AFP-së.

“Operacioni, që është ndërmarrë në 31 vende nga shtatori në nëntor, ka sjellë hapjen e më shumë se 1 000 hetimeve kriminale dhe ka mundësuar shmangien e një humbjeje totale prej 12,9 milionë eurosh”, deklaroi Europol në një komunikatë.

“Më shumë se 650 banka, 17 shoqëri bankare dhe institucione të tjera financiare kanë kontribuar në deklarimin e 7 520 transaksioneve të rreme nga transfertat e paligjshme duke shmangur kështu një humbje totale prej 12,9 milionë eurosh”, theksoi Europol.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme