Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se Presidenti francez, Emmanuel Macron ka “fyer shumë” kur ka thënë se NATO e ka “trurin e vdekur”.
“Është një deklaratë e fortë, por, kur ju bëni një deklaratë të tillë, e cila është shumë, shumë, deklaratë e ndyrë në mënyrë specifike 28 shtete anëtare, përfshirë ata”, ka thënë Trump gjatë takimit të tij me kreun e NATO-s, transmeton Koha.net.
“Ne përfitojmë më së paku nga NATO, ne realisht jemi duke ndihmuar Evropën, e askujt nuk i duhet ajo më shumë se Francës, e kur ata bëjnë një deklaratë të tillë mund të them se është mjaftë e rrezikshme”, ka shtuar Trump.