Botë

Ushtria izraelite, për hakmarrje, shkatërron shtëpitë e palestinezëve

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Forcat izraelite të armatosura me makineri, kanë shkatërruar katër shtëpitë e sulmuesve palestinezë që janë akuzuar për vrasjen e një ushtari izraelit.

Ushtria izraelite shkatërroi shtëpitë në qytetin Hebron, në Bregun Perëndimor, ndërsa në njoftim, kjo ushtri tha se ishin në ndjekje të personave që therën për vdekje pjesëtarin e tyre.