Shtatë persona janë dënuar me vdekje për sulmin e vitit 2016 në një restorant në kryeqytetin e Bangladeshit, në të cilën u vranë 22 persona, kryesisht të huaj.
Sulmi ndaj restorantit Holey Artisan në Dhaka u krye nga grupi prej pesë burrash, të cilët i morën peng të pranishmit, transmeton KTV. Tetë persona dolën në gjyq, të akuzuar për planifikimin dhe furnizimin me armë të sulmuesve, ndërsa njëri prej tyre u lirua.
Rrethimi 12-orësh ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në Bangladesh. Shumica e viktimave ishin italianë dhe japonezë.
Sulmi u mor përsipër nga ISIS-i, por Bangladeshi e kundërshtoi këtë, dhe në vend të kësaj, mban përgjegjës një grup militantësh lokalë.
Që nga sulmi, autoritetet e Bangladeshit kanë nisur operacione të mëdha ndaj militantëve, që i shohin si forcë destabilizuese në vendin me shumicën myslimane.