Një zjarrfikës vullnetar në Australi është akuzuar për ndezje të qëllimtë të zjarreve, gjatë kohës kur shteti përballej me krizën e madhe me zjarre.
Policia arrestoi 19 vjeçarin dhe ai përballet me shtatë akuza, përfshirë zjarr vënie të supozuar në një zonë në jug të Sidneyt, transmeton KTV. Shërbimi zjarrfikës i përshkroi veprimet e pretenduara si tradhti për ekuipazhet, që tashmë janë nën presion të jashtëzakonshëm.
Së paku 6 persona kanë vdekur dhe mbi 650 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret të cilat kanë përfshirë bregdetin lindor që nga shtatori.
Sidoqoftë, zjarrfikësi vullnetar nuk akuzohet për ato tragjedi.