Botë

Një nënë në Australi akuzohet për vrasjen vajzave të saj, i la në veturë në temperatura të larta

Një nënë në Australi është akuzuar për vrasjen e dy vajzave të saj, që u gjetën të vdekura në veturë.

Vajzat një dhe dy-vjeçare, u gjetën në veturë në pikën e nxehtit në Queensland dhe është e paqartë se sa gjatë kanë qenë të mbyllura, transmeton KTV.

Policia ka deklaruar se te vajzat kishte prova se i janë ekspozuar të nxehtit ekstrem. E në atë periudhë, në qytet temperatura kishte shkuar në 31 gradë celsius.

Nëna e tyre, Kerri-Ann Conley, është personi i parë që akuzohet për vrasje të tillë, pasi shteti i Queensland zgjeroi definicionin e vrasjeve që përfshijnë edhe “mospërfilljen e jetës njerëzore”.

Ajo gjithashtu është akuzuar për posedim të drogave. Kryetarja e Queenslandit deklaroi se vdekja e vajzave është tragjedi e madhe dhe se departamenti për sigurinë e fëmijëve do ta analizojë edhe një herë rastin.

E policia ka deklaruar se një dëshmitar është paraqitur për të ndihmuar policinë në hetimin e tyre.