Botë

Skandal seksual në Ambasadën e Katarit në Londër, nëpunësja dëmshpërblehet me mbi 400 mijë euro

Një tjetër skandal diplomatik ka ndodhur në Ambasadën e Katarit në Londër. 58-vjeçarja Deann Kingson sekretare e ambasadës, ka denoncuar në Gjykatën e Londrës, diplomatët dhe vetë ambasadorin për ngacmim seksual.

Ajo ka deklaruar se diplomatët i kanë kërkuar favore seksuale, madje i kanë kërkuar që të organizonte orgji.

Kur ajo refuzoi, ata i kishin shënjestruar vajzën e saj 19-vjeçare. Sipas “Daily Mail” mësohet se Kingson ishte në prag të vetëvrasjes, pasi e kishin shkarkuar nga puna, transmeton G.Sh. Bëhet e ditur se sekretarja fitoi gjyqin dhe është shpërblyer nga Ambasada e Katarit me vlere mbi 400 mijë euro.