Izraelitët nuk duan të votojnë për të tretën herë për një vit

21 November 2019 21:12

Izraelitët u shprehën të zhgënjyer pasi Izraeli po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve të treta në më pak se një vit, ndërsa sfiduesi kryesor i kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi dështimin e tij për të formuar koalicionin qeverisës.

Dështimi i marrëveshjes mes Benny Gantz dhe Benjamin Netanjahut thelloi krizën politike në një kohë të rritjes së shqetësimeve për sigurinë dhe ekonominë, transmeton KTV. Tani fillon një periudhë 21-ditore në të cilën ligjvënësit izraelitë mund të emërojnë ndonjë nga 120 kolegët e tyre, për të tentuar dhe krijuar një koalicion.

Nëse kjo dështon gjithashtu, zgjedhjet do të thirren brenda 90 ditësh, duke rritur perspektivën për një elektorat të lodhur për t'u rikthyer në votime. Izraelitët në Tel Aviv shprehen të zhgënjyer për mundësinë e tri palëve zgjedhjeve në më pak se një vit.

Ndërkohë, prokurori i përgjithshëm i Izraelit pritet të njoftojë nëse Netanyahu, do të akuzohet zyrtarisht për disa vepra korruptive.

Netanyahu mohon të ketë bërë diçka gabim, duke akuzuar kundërshtarët e tij për gjueti shtrigash. Sipas ligjeve në Izrael, kryeministri në detyrë nuk obligohet të japë dorëheqje nëse akuzohet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme