Botë

Tusk zgjidhet kryetar i Partisë Popullore Evropiane, kritikon autokratët

Tusk zgjidhet kryetar i Partisë Popullore Evropiane, kritikon autokratët
Foto: AP

Donald Tusk, presidenti i ri i partisë më të madhe në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar kundër zgjedhjes së “popullistëve politikë, manipuluesve dhe autokratëve” në role udhëheqëse brenda aleancës.

Tusk, president në shkuarje i Këshillit Evropian i ka thënë partisë së qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane, në një Kongres të mbajtur në Zagreb se ky grup duhet të përkushtohet për të luftuar “popullizmin e papërgjegjshëm”.