Gardianët e Epsteinit në burg akuzohen për falsifikim të regjistrave Foto: Reuters

Gardianët e Epsteinit në burg akuzohen për falsifikim të regjistrave

19 November 2019 23:59

Dy gardianët e burgut të cilët ishin në detyrë natën kur vdiq financieri i njohur amerikan, Jeffrey Epstein, akuzohen për falsifikim të regjistrave.

Epstein ka varur veten në burg në muajin gusht të këtij viti ndërsa ishte duke pritur gjykimin nën akuzën për abuzim seksual, shkruan BBC.

Akuzat kundër dy gardianëve janë të parët që rrjedhin nga një hetim penal për vdekjen e tij, transmeton Koha.net.

Epstein është deklaruar i pafajshëm për abuzimin seksual ndaj dhjetëra vajzave, disa prej tyre madje ishin 14-vjeçare.

Gjithashtu, 66-vjeçari ka qenë i dënuar për abuzim seksual pasi është burgosur në vitin 2008 në Florida për futjen e një të miture në prostitucion.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme