Mot i ligë në veri të Italisë, në Val Martello bie një ortek Foto: news1

Mot i ligë në veri të Italisë, në Val Martello bie një ortek

17 November 2019 16:19

Veriu i Italisë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore të dendura prej disa ditësh.

Sot rreth orës 12:30 në Val Martello, një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë, ka rënë një ortek i fuqishëm.

Nga orteku i pandalshëm, ndonëse duket sikur merr gjithçka gjen përpara pasi kalon mes për mes shtëpive turistike të Val Martellos, zyrtarët atje kanë thënë se kanë pësuar vetëm dy shtëpi, transmeton Koha.net.

Kryebashkiaku i Val Martellos ka thënë për televizionin shtetëror se orteku ka goditur dy shtëpi dhe nuk ka të lënduar, ndërsa shtëpi tjera janë evakuuar.

Edhe në pjesë tjera të Italisë moti është përkeqësuar. Në Romë raportohet për një person të lënduar nga rënia e një druri si pasojë e erërave të fuqishme.

Në Venecia po mbretëron situatë kaotike pas të reshurave që kanë vazhduar për disa ditë. Mediat në Itali raportojnë se atje është mbyllur sheshi St Mark’s pasi pritet vërshimi i tretë i madh me radhë në më pak se një javë.

Më poshtë i gjeni pamjet e ortekut:

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme