Botë

Historiani rus 63 vjeçar arrestohet teksa po i hidhte në lumë gjymtyrët e të dashurës së tij 24 vjeçare

Foto: VK

Një nga historianët më të njohur ushtarakë në Rusi u arrestua si i dyshuar për vrasjen e studentes 24-vjeçare.

Oleg Sokolov u nxor nga një lumë i akullt në Shën Petersburg, dhe në çantë kishte krahët e vajzës, nga bërryli e poshtë.

Ndërkaq, pas një kontrolli në shtëpi, policia gjeti kokën dhe trupin, që u identifikuan si të 24-vjeçares Anastasia Yeschenko, e cila ishte nxënësja dhe e dashura e tij, transmeton Koha.net.

Image

Ajo ka qenë në lidhje me historianin 63 vjeçar kur ai “aksidentalisht e vrau atë” pas një mosmarrëveshjeje, sipas një raporti që thotë se ai ka pranuar veprën në polici.

Sipas “MailOnline”, ai është arrestuar dhe po mbahet në spitalin e burgut për shkak të hipotermisë.

Sokolov u tërhoq nga lumi i akullt Moyka në Shën Petersburg në orët e hershme të së shtunës. Në çantën e tij të shpinës gjendeshin dy krahë të prerë deri në bërryl të një gruaje dhe një armë.

Image

Pjesa tjetër e trupit dhe koka e prerë u gjetën në apartamentin e tij në bregun e lumit Moyka.

Sokolov konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë rusë në luftërat e Napoleonit dhe është profesor në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.