Trumpi paralajmëron publikimin e bisedës së dytë me presidentin ukrainas Foto: Reuters

Trumpi paralajmëron publikimin e bisedës së dytë me presidentin ukrainas

09 November 2019 20:31

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se Shtëpia e Bardhë me gjasë do të lëshojë të martën një transkript të dytë të bisedës së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Kemi një transkript tjetër që pritet të dalë e i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Trumpi para gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andrews para se të largohej për një vizitë për në Tuscaloosa, Alabama, raporton Reuters. “Do t’ju jap një transkript të dytë, sepse i kam zhvilluar dy telefonata me presidentin e Ukrainës”.

Trumpi tha se transkripti i dytë me gjasë do të publikohet të martën, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme