Botë

“Nuk ishim të gatshëm për një botë pa mure”

Descriptive Text

Asokohe dukej si diçka e mirë dhe e mirëseardhur. Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 – fiks tridhjetë vjet më parë – nënkuptonte edhe fundin e luftës së ftohtë.

Nënkuptonte se kishte ardhur koha e shembjes së krejt mureve – hapje e madhe e të gjitha dyerve – për tregjet e lira, vlerat e përbashkëta politike, për hapjen e shtegut të lindjes së një bashkësie të përnjëmendtë ndërkombëtare.

Prej atëherë kanë kaluar tri dekada, dhe çfarë shohim tani nuk asocion fare me ato pritje, por me një egërsi e sjellje të papërgjegjshme, me një rreth krijesash që na vërsulen dhe armiqësi politike që burojnë prej vendeve të errëta digjitale.

Kjo nuk është anarkia klasike e konceptit realist: E ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare ende ekziston, megjithëse mezi mbahet në formën e institucioneve globale, dhe ka ende njëfarë konsensusi zori për tregti të hapur dhe norma kundër kriminalitetit dhe terrorizmit. Pak shtete-kombe po luftojnë ndërmjet vete.

Por nuk është as se po bashkohen. Më fort po shtiren si bashkësi – në të cilën anëtarët duhet të ndihen përgjegjës për veprimet dhe respektin e përbashkët si domosdoshmëri – bota jonë e globalizuar më shumë duket si anti-bashkësi. Është kthyer në një botë me ulje niveli – ku akterët e papërgjegjshëm s’i japin kujt llogari për veprimet e tyre, ku mjetet e internetit përdoren vullnetshëm për të manipuluar. (Më gjerësisht, sot në Koha Ditore)