OKB kërkon heqjen e embargos amerikane kundër Kubës

OKB kërkon heqjen e embargos amerikane kundër Kubës

08 November 2019 10:41

Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje me shumicë votash, ashtu si çdo vit që prej 1991, një rezolutë jo detyruese që i kërkon SHBA-së të heqë embargon ekonomike dhe financiare kundër Kubës, transmeton atsh raportimet.

Vetëm tre vende kanë votuar kundër rezolutës së miratuar nga 187 kombe, SHBA-ja, Izraeli dhe për herë të parë, Brazili.

Dy vende kanë abstenuar, Ukraina dhe gjithashtu për herë të parë, Kolumbia, aleate e afërt e Uashingtonit.

Në vitin 2016, Uashingtoni abstenoi për herë të parë që prej një çerek shekulli, pas afrimit historik të ndërmarrë nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama me Havanën.

Embargo ekonomike dhe financiare amerikane ndaj Kubës daton që prej vitit 1959./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme