Botë

Franca ndryshon rregullat, emigracion me kuota

Franca do të vendosë kuota mbi numrin e punëtorëve të huaj nga jashtë BE-së, si pjesë e masave që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve për emigracionin, azilin dhe integrimin.

“Ne duam të marrim përsëri në dorë kontrollin e politikës sonë të emigracionit,” tha kryeministri Edouard Philippe.

Qasja tek kujdesi shëndetësor do të reduktohet për personat të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë.

Kampet me tenda të emigrantëve që janë ngritur në veri-lindje të Parisit do të pastrohen dhe ato deri në fund të vitit. Franca është një prej shumë vendeve evropiane që janë përpjekur t`i bëjnë ballë fluksit të emigrantëve jo të rregullt dhe qeveria e saj, është nën presionin të reagojë ndaj sfidës së fortë politike që paraqet partia e ekstremit të djathtë e Marine Lë Penit, Fronti Nacional.

Vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil u rrit me 22% , duke mbërritur në mbi 122 mijë.