Botë

Pompeo: Irani është përgjegjës për problemet e shkaktuara

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Irani është përgjegjës për problemet që kanë shkaktuar protestat e dhunshme në Irak dhe Liban.

Sekretari Pompeo ka tërhequr vëmendjen në protestat që kanë filluar për arsye si papunësia, korrupsioni dhe mungesa e shërbimeve publike brenda në vend.

“Populli irakian dhe libanez meritojnë që të shpëtohet retorika e tyre nga imponimi i liderit suprem të Iranit”, tha Pompeo, transmeton KTV. Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Irakun, ka njoftuar se në protestat në vend që vazhdojnë prej 1 tetorit, e deri më tani, kanë humbur jetën 254 protestues dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Ndërsa, në Liban protestat filluan më 17 tetor për shkak të problemeve ekonomike dhe taksave të reja dhe ato vazhdojnë me kërkesën për formimin e një qeverie të re.