Botë

Von der Leyen i kërkon Johnsonit të propozojë një komisioner

Von der Leyen i kërkon Johnsonit të propozojë një komisioner
 

Bruksel, 6 nëntor – Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka shkruar një letër kryeministrit britanik, Boris Johnson për t’i kërkuar të prezantojë një kandidat për një post komisioneri, njoftoi sot një zëdhënëse.

“Ursula von der Leyen, e cila shpreson të shohë ekipin e saj të plotë të marrë funksionin më 1 dhjetor, ftoi Johnson të propozojë një nga emrat e kandidatëve britanikë dhe e ikurojoi të jetë grua”, theksoi zëdhënësja.