Botë

SHBA-ja rrit sigurinë para zgjedhjeve presidencialeve të vitit 2020

SHBA-ja rrit sigurinë para zgjedhjeve presidencialeve të vitit 2020

SHBA do të mbrohet nga çdo ndërhyrje e Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, njoftuan për shtypin shtatë agjencitë qeveritare përfshirë FBI dhe NSA, në një komunikatë të publikuar sot.

“Do të ketë një nivel koordinimi të pazakontë mes 50 shteteve dhe territoreve amerikane për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve. Kundërshtarët tanë duan të minojnë institucionet tona demokratike, të ndikojnë në opinionin publik dhe të ndikojnë në politikat qeveritare”, thuhet në komunikatë.