Një burrë nga Kolorado është paraqitur në gjykatë për t’u përballur me akuzat për komplot për të bombarduar një sinagogë.
Këtë rast, prokurorët amerikanë po e përshkruajnë si terrorizëm të brendshëm. Sipas dokumenteve të gjykatës, Richard Holzer planifikoi të bombardonte sinagogën Emanuel në qytetin Pueblo, si pjesë e një “lufte të shenjtë racore”, transmeton KTV.
Pas një operacioni, 27-vjeçari u takua me agjentët e fshehtë të FBI-së në tempullin fetar për të planifikuar sulmin e tij, thonë prokurorët.
Gjatë paraqitjes së tij, ai kërkoi një avokat të caktuar nga gjykata. Agjenti special i FBI-së, John Smith tha se Holzeri kishte përdorur disa llogari në Facebook për të promovuar ideologji të supremacisë së bardhë dhe akte dhune.