Botë

Me thirrje “Vdekje Amerikës”, Irani shënon 40 vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran

Foto: AP

Me mijëra iranianë kanë thirrur “Vdekje Amerikës” afër ambasadës së vjetër të SHBA-së të hënën, që shënon edhe 40 vjetorin e pushtimit të misionit dhe një ditë pasi lideri suprem i Iranit u zotua se nuk do të heq ndalesën për bisedime me SHBA-në.

Televizioni shtetëror shfaqi turma nëpër rrugët përreth ish-ndërtesës së misionit amerikan, ndërtesë kjo që u quajt “çerdhja e spiunëve” pas revolucionit islamik të Iranit më 1979. Marshime dhe tubime u mbajtën në rreth 1,000 komunitete në mbarë vendin, ka raportuar media shtetërore, raporton Reuters.

Studentët e rrugës së ashpër islamike mësynë ambasadën menjëherë pas rënies së shahut të mbështetur nga SHBA-ja, dhe 52 amerikanë u mbajtën peng për më 444 ditë. Që nga ajo kohë, dy vendet kanë qenë armiq, transmeton Koha.net.

Lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei të dielën ripërtëriu ndalesën për bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke i përshkruar dy vendet si armiq të paepur.

“Ata që besojnë se negociatat me armikun do të zgjidhin problemet tona, janë 100% gabim”, tha ai.

Në ndërkohë, parlamenti iranian i dha mbështetje fillestare një mase që kërkon që librat shkollorë të mbulojnë “krimet amerikane”. Ligjvënësit thirrën po ashtu “Vdekje Amerikës”.