Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E konfirmon Tusku, Brexiti shtyhet deri në shkurt të vitit të ardhshëm

Bashkimi Evropian ka pranuar të zgjasë afatin e Brexit deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Vendimi u mor sot në një takim të ambasadorëve që përfaqësonin 27 vendet anëtare të BE-së në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në një deklaratë të bërë mëngjesin e kësaj të hëne tha: “BE27 ka rënë dakord që do të pranojë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një ‘flextension’ të Brexit-it (zgjatja fleksibël e periudhës kur Britania duhet të largohet nga BE) deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure të shkruar”.

Sipas kushteve të traktateve të BE-së, Mbretëria e Bashkuar mund të largohet para shkurtit nëse deputetët aprovojnë marrëveshjen e tërheqjes para se të përfundojë afati.