Botë

Erdogani kërcënon “pastrimin e terroristëve kurdë” nëse s’u përmbahen afatit

Erdogani kërcënon “pastrimin e terroristëve kurdë” nëse s’u përmbahen afatit
 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se ushtria e vendit të tij do të “pastrojë terroristët” nga kufiri i saj në veri të Sirisë nëse milicia kurde e YPG-së nuk largohen deri në afatin e rënë dakord nga Turqia dhe Rusia në fillim të kësaj jave.

Afati i orës 1700 të martën u përcaktua në një marrëveshje të rënë dakord nga Erdogani dhe Presidenti rus Vladimir Putin në rezortin e Soçit të Detit të Zi. Rusia tha se policia e saj ushtarake dhe rojet kufitare siriane do të “lehtësonin heqjen” e kurdëve brenda 30 kilometrave nga kufiri, shkruan VOA.