Dy anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë në SHBA “Proud Boys”, janë dënuar me katër vjet burgim, për rrahjen e aktivistëve antifashistë në një përleshje vitin e kaluar.
Maxwell Hare, 27 vjeç dhe John Kinsman, 32 vjeç, u dënuan për sulm në grup, përpjekje për sulm dhe trazira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurorët thonë se ata ishin më të dhunshmit në mesin e një grupi prej 10 burrash të përfshirë në përleshje, e cila ndodhi një vit më parë jashtë një vendi të frekuenatuar nga republikanët në Nju Jork, transmeton KTV.
Anëtarët e tjerë të grupit kanë marrë dënime më të lehta.
‘Proud Boys’ e përshkruajnë veten si shovinistë krenarë perëndimorë dhe mbrojnë dhunën politike.