Gjykata e Strasburgut përligj instalimin e kamerave nga punëdhënësi

Gjykata e Strasburgut përligj instalimin e kamerave nga punëdhënësi

23 October 2019 15:02

Një vendim i fundit i Gjykatës së Strasburgut i jep të drejtë punëdhënësve që të instalojë kamera të fshehta nëse mendon se vartësit e tij po e vjedhin, pa qenë e nevojshme që t’i paralajmërojë ata.

Një punëdhënës mund të instalojë kamera të fshehura pa paralajmëruar punonjësit e tij, në momentin që ka dyshime të forta se punëtorët po e vjedhin apo nëse humbjet janë të pajustikikueshme. Kështu ka vendosur gjykata europiane e të drejtave të njeriut në vendimin përfundimtar.

Çështja në fjalë kishte për shembull disa telekamera të vendosura në nëj supermarket, punonjësit e të cilit vidhnin produkte dhe për këtë arsye u pushuan nga puna. Sipas gjykatës së Strasburgut, pronari i supermarketit në fjalë nuk ka shkelur asnjë të drejtë privatësie të vartësve të tij.

Ngjarja nisi në vitin 2009 kur një menaxher i një supermarket në Barcelonë vuri re se sasia e mallrave në magazinë dhe ajo e shitjeve të përditshme nuk korrespondonin dhe se në pak muaj kishte humbur rreth 82 mijë euro.

Për të zbuluar fajtorët ai instaloi kamera sigurie që filmonin arkat. Punonjësit që u kapën duke vjedhur u pushuan nga puna, por hodhën në gjyq menaxherin me akuzën se kishte shkelur privatësinë e tyre. Gjykatat spanjolle nuk i dhanë të drejtë ashtu si dhe ajo e Strasburgut./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme