Botë

Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme në rast se Brexiti shtyhet

 

Kryeministri britanik do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexit deri në janar.

Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët të cilët vendosën të mos e miratonin në parlament. Tani liderët e BE-së do vendosin nëse do shtyjnë afatin e Brexitit pas datës 31 tetor.