Kryeministri britanik do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexit deri në janar.
Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët të cilët vendosën të mos e miratonin në parlament. Tani liderët e BE-së do vendosin nëse do shtyjnë afatin e Brexitit pas datës 31 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë letër që Johnson u detyrua me ligj t’ia dërgonte bllokut pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen për marrëveshjen e tij të shtunën, kërkon një zgjatje prej tre muajsh. Por një burim për BBC thotë se kryeministri nuk do pranojë një zgjatje kaq të gjatë të Brexit-it.
“Të shtunën parlamenti britanik kërkoi një vonesë deri në janar. Nëse Brukseli bie dakord, atëherë e vetmja mënyrë që vendi të ecë përpara është të shkojë në zgjedhje. Ky parlament ka rënë,” tha një burim pranë kryeministrisë/K.J.