Botë

Trupat amerikane mbrojnë puset e naftës në Siri

Trupat amerikane mbrojnë puset e naftës në Siri

SHBA-ja po mban disa trupa pranë fushave të naftës në verilindje të Sirisë për t'i mbrojtur ato nga militantët e Shtetit Islamik, njoftoi të hënën Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Një autokolonë prej më shumë se 100 mjetesh mbushur me trupa amerikane kaloi në Irak nga Siria të hënën, një lëvizje që pason urdhrin për tërheqje nga Siria veriore dhënë nga Presidenti Donald Trump. Por Esper tha se disa forca amerikane do të vazhdojnë të patrullojnë ende pranë fushave të naftës përkrah Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.