Botë

Gjykata britanike refuzon kërkesën e Assanget për shtyrje të seancës për ekstradim

Gjykata britanike refuzon kërkesën e Assanget për shtyrje të seancës për ekstradim

Seanca dëgjimore për ekstradimin e themeluesit të Wikileaksit, Julian Assange do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pasi një gjyqtare në Londër ka refuzuar kërkesën për shtyrje të këtij procesi për tre muaj, përcjell REL.

Assange është paraqitur para Gjykatës në Uestminster më 21 tetor, duke thënë se i duhet më shumë kohë për ta përgatitur rastin e tij kundër kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku është i akuzuar për konspiracion, përkatësisht hakim të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjit për spiunim.