Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosën pasi një autobus që me sa duket po transportonte pelegrinët në një vend fetar në Meksikën qendrore, u përplas të premten.
Ricardo de la Cruz, një ndihmës sekretar i brendshëm në shtetin e Meksikës, ka thënë se aksidenti ndodhi në qytezën Joquicingo, në jugperëndim të Mexico City.
Autobusi po shkonte nga shteti perëndimor i Michoacan për në Chalma, një qytet që është vizituar nga pelegrinët katolikë romakë për shekuj.
Nuk ka të dhëna të menjëhershme për gjendjen e pasagjerëve të lënduar.
Shumë meksikanë shkojnë në pelegrinazhe fetare ndërsa afrohet 12 dhjetori, dita e Virgjëreshës së Guadalupes.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë
-
24 të vdekur në Meksikë pasi autobusi përplaset me rimorkion e një kamioni
-
Rrotullohet një autobus në Meksikë, 14 të vdekur dhe 31 të lënduar
-
Dhjetëra të vdekur pasi autobusi me emigrantë u përplas në një luginë në Meksikë
-
Gjashtë të vdekur nga përplasja e autobusit në Meksikë