Botë

Corbyn pret të mos kalojë në Parlament marrëveshja e Johnsonit me BE-në për brexit

Descriptive Text

Londër, 17 tetor – Nëse Johnson do të ketë shumicën prej nesh do ta shohim të shtunën në votimin në parlament, por në këtë moment duket se ai nuk gëzon mbështetjen e aleatëve të tij, midis të cilëve DUP dhe as ne nuk e mbështesim këtë për marrëveshjen me BE-në për Brexit, deklaroi lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ndërsa komentoi me gazetarët hapat e ardhshme politike të Britanisë së Madhe pas marrëveshjes së arritur me Brukselin.

”Të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën dhe nëse kalon apo jo marrëveshja. Johnson do të duhet të kërkojë zgjatjen e saj”, shtoi Corbyn.

Partia unioniste e Irlandës së Veriut, DUP, aleate e konservatorëve të Boris Johnson-it në Parlament, ritheksoi sot kundërshtimin e saj ndaj marrëveshjes së negociuar mes Londrës dhe Bashkimit Europian, duke rritur së tepërmi pasigurinë e miratimit të saj nga ana e deputetëve

“Kundërshtimi ndaj këtij kompromisi në përgatitje e sipër, mbetet pozicioni ynë”, tha një burim në partinë DUP.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje të shkëlqyer për Brexit me Bashkimin Europian, vetëm disa orë nga takimi i BE-së për të vulosur fatin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE pas dy javësh.

“Ne kemi një marrëveshje të shkëlqyeshme të re që rifiton kontrollin”, tha në Twitter udhëheqësi konservator.

Ai u bëri thirrje deputetëve britanikë që të miratojnë marrëveshjen në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të shtunën e ardhshme/ ATSH-ANSA-AFP.