Pence kërkon armëpushim mes Turqisë dhe kurdëve

Pence kërkon armëpushim mes Turqisë dhe kurdëve

17 October 2019 15:42

Ankara, 17 tetor – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është sot në Ankara ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan me qëllim arritjen e një armëpushimi mes trupave turke dhe forcave kurde në Siri.

Para tij, në kryeqytetin turk ka mbërritur edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pritet që dy zyrtarët të takohen me presidentin Erdogan.

“Misioni ynë është të shohim nëse mund të arrijmë një armëpushim, nëse do të mund të negociojmë”, tha Pompeo për gazetarët, para nisjes/ ATSH-AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme