Botë

Ukrainasit marshojnë kundër planit të presidentit Zelenskiy

Mijëra njerëz marshuan në qendër të Kievit për të protestuar kundër marrëveshjes së presidentit Zelenskiy me Moskën, për t’ia dhënë statusin e veçantë një rajoni pro-rus të kontrolluar nga kryengritësit në Lindjen e Ukrainës.

Marrëveshja e fundit është pjesë e përpjekjeve për të përfunduar konfliktin pesë-vjeçar, transmeton KTV.

Rreth 20,000 njerëz, përfshirë veteranët e luftës, morën pjesë në tubimin kundër asaj që ata thonë se janë lëshime të papranueshme nga Zelenskiy, sa i përket rajonit Donbass.

Negociatorët ukrainas, rusë dhe separatistët ranë dakord muajin e shkuar që Kievi t'i japë territorit të kontrolluar nga separatistët një status të veçantë dhe t’i zhvillojë zgjedhjet atje.

Ukraina, gjithashtu, u pajtua të tërhiqte forcat e saj nga linja aktuale e kontaktit me luftëtarët separatist.