Botë

Në Katalonjë mund të ketë protestat të dhunshme

Autoritetet spanjolle janë vënë në gatishmëri për protesta potencialisht të dhunshme në Katalonjë, ndërsa rajoni po pret verdiktin për burgosjen e mundshme të liderëve separatistë.

Gjykata Supreme e Spanjës pritet të shpallë deri më 16 tetor verdiktin e saj të shumëpritur në rastin e 12 udhëheqësve separatistë për rolin e tyre në referendumin e ndaluar dhe shpalljen e pavarësisë më 2017, transmeton KTV.

Dënimi deri në 25 vjet është i mundur dhe akuzat përfshijnë rebelimin dhe keqpërdorimin e fondeve publike.

Të akuzuar janë: zëvëndëspresidenti katalonas Oriol Junqueras, 8 anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale, ish-kryetarja e parlamentit rajonal të Katalonjës dhe drejtuesve të dy grupeve civile.