Botë

Zhvilluesit e baterisë rimbushëse, laureatë të sivjetmë për Nobel në Kimi

Tre shkencëtarë janë nderuar me çmimin Nobel për Kimi, për zhvillimin e baterisë rimbushëse litium-ion. John Goodenugh, Stanley Whitingham dhe Akira Youshino ndanë çmimin për punën e tyre në bateritë që përdoren për pajisjet pa kabllo.

Profesori Goodenough, 96-vjeçar, bëhet personi më i moshuar laureat i Nobelit, transmeton KTV.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi treshja e shkencëtarëve Frances Arnold, George Smith dhe Gregory Winter për zbulimet e tyre rreth enzimave.

Të hënën është dhënë çmimi për Mjekësi, ndërsa të martën çmimi për Fizikë.