Botë

Turqia nis ofensivën në Siri

Turqia nis ofensivën në Siri

Trupat turke nisën ofensivën në veri të Sirisë, pak pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën trupat e tyre prej andej.

Lajmin e njoftoi vetë presidenti turk, Rechep Tajip Erdogan. Turqia kërkon të krijojë, siç thotë, një “zonë të sigurt të pastruar” nga paraushtarakët kurdë, të cilët ishin aleatët kryesore të Shteteve të Bashkuara në mposhtjen e grupit të dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik në Siri.