Botë

Merkel: Marrëveshje vetëm nëse Britania e lë Irlandën Veriore në Unionin doganor

Merkel: Marrëveshje vetëm nëse Britania e lë Irlandën Veriore në Unionin doganor
 

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se nuk ka të ngjarë të arrihet një marrëveshje e Brexit, përveç nëse Britania e Madhe lë Irlandën Veriore në Unionin doganor.

"Merkel tha se Britania mund të largohej nga BE pa asnjë problem nëse dëshiron, por që Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta bënte këtë nëse Irlanda Veriore nuk mbetej në bashkimin doganor," transmeton Reuters, duke cituar burime të veta.