Botë

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, Carter mbush sot 95 vjeç

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, Carter mbush sot 95 vjeç
 

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbush sot, më 1 tetor, 95 vjeç. Ai konsiderohet si presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Carter i ka kaluar momentet historike duke u angazhuar me të rinjtë ndërsa vazhdon të punojë për të përmbushur objektivat e tij për sa kohë që është gjallë.

Pas katër vitesh luftë me sëmundjen e kancerit, e pas katër muajsh nga një rrëzim që i kërkoi terapi të vazhdueshme fizike, ish-presidenti Jimmy Carter nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje apo dhimbje. Ai qëndron pa ndihmën e askujt dhe i përgjigjet pyetjeve të studentëve në një aktivitet në Universitin Emory, ku ai merr pjesë çdo vit, tashmë prej 38 vitesh.