Botë

Jep dorëheqje i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën

Jep dorëheqje i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën

Kurt Volker ka dhënë dorëheqje nga pozita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, disa ditë pasi u përfshi në një polemikë mbi vendimin e presidentit, Donald Trump për të bllokuar ndihmën ushtarake për Kievin.

Universiteti shtetëror i Arizonës, ku Volker punon, konfirmoi raportimet e CNN, The New York Times dhe disa mediave tjera, se Volker ka dhnë dorëheqje.