Botë

Laburistët miratojnë linjën Corbyn për Brexit

Londër, 24 shtator – Konferenca e laburistëve votoi me shumicë në favor të një mocioni për Brexit të paraqitur nga lideri Jeremy Corbyn, çka parashikon që partia të thërrasë një referendum të dytë brenda gjashtë muajve në rast të fitores së zgjedhjeve.

Baza e Partisë Laburiste është akoma në shumicë me Corbyn, 70-vjeçarin i cili ka sjellë një të majtë të ndryshme nga ajo e Blairit, përcjell atsh raportimet.

Mbetet për të parë në vijim se si do të orientohet Britania e Madhe pas zgjedhjeve parlamentare/ANSA.