Botë

Nuk do të ketë marrëveshje për paqe me talebanët këtë vit në Afganistan

I dërguari i posaçëm për Afganistan, Zalmay Khalilzad, ka pranuar dështimin e bisedimeve të paqes me talebanët, duke e quajtur atë proces “të vdekur”.

Në Kongres është mbajtur seancë dëgjimore, disa ditë pasi presidenti amerikan, në mënyrë të papritur, anuloi bisedimet e paqes me talebanët për vrasjen e një ushtari amerikan në kryeqytetin e Afganistanit, transmeton KTV.

Afganistani është prekur nga një varg sulmesh vdekjeprurëse të pretenduara nga talebanët pas dështimit ë bisedimeve të paqes me SHBA-në.

Së fundmi, forcat afgane të mbështetura nga SHBA-ja, arritën të rimarrin disa territore nga kryengritësit.