SHBA dislokon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

SHBA dislokon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

21 September 2019 12:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, deklaroi sot sekretari i Mbrojtjes Mark Esper në Uashington.

“Presidenti Donald Trump ka aprovuar vendimin për dislokimin e trupave të mbrojtjes në Lindjen e Mesme,” tha Esper.

Rebelët Huti të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar mbi objektet kryesore të naftës saudite në provincën lindore të Buqyaq.

Por, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshojnë se pas këtyre sulmeve mund të fshihet Irani,  të cilat fillimisht kanë ndaluar rreth gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

“Hetimet nga ekipet hetimore amerikane, saudite dhe ndërkombëtare treguan se armët e përdorura ishin të prodhuara nga Irani dhe nuk ishin vënë në dispozicion nga Jemeni,” deklaroi Esper./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme