SHBA dëbojnë dy diplomatë kubanë të akredituar në OKB

SHBA dëbojnë dy diplomatë kubanë të akredituar në OKB

20 September 2019 14:16

Nju Jork, 20 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar dy diplomatë kubanë të akredituar në Kombet e Bashkuara duke i akuzuar për “aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus.

Të dy diplomatët janë akuzuar se kanë “abuzuar” me qëndrimin e tyre në SH.B.A. për të “tentuar të kryejnë operacione destabilizimi”.

Tani e tutje, për më tepër, “prania brenda SHBA të të gjithë anëtarëve të misionit të përhershëm në OKB do të kufizohet vetëm në ishullin e Manhattan”, ku ndodhet edhe Pallati i Xhamit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme