Botë

Armët serbe në duart e xhihadistëve, aferat e krerëve të partisë së Vuçiqit

Armët serbe në duart e xhihadistëve, aferat e krerëve të partisë së Vuçiqit

Problemi i eksportit të armëve serbe, aferat me projektin "Savamala", rregullimi i shesheve në Beograd. Në kryeqytetin serb flitet për afera të shumta të krerëve të partisë SNS të Vuçiqit. Ai i quan ato "budallallëqe".

Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit „Arms Watch“. Mediat në Serbi shkruajnë prej kohësh për këtë temë, duke nënvizuar se është rritur numri i blerësve të armëve serbe në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Por kur dihet, se gjurmët e tregtisë me armë të çojnë edhe deri tek Branko Stefanoviqi, babai i ministrit aktual të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atëherë është deri diku e vetëkuptueshme pse autoritetet serbe po përpiqen me të gjitha mjetet të fshehin gjurmët e këtyre bizneseve.