Botë

Irani paralajmëron zyrtarisht Uashingtonin: Ne do t'i përgjigjemi sulmit

Irani paralajmëron zyrtarisht Uashingtonin: Ne do t'i përgjigjemi sulmit

Përgjigjja e Iranit ndaj një sulmi të mundshëm ushtarak nuk do të jetë "i kufizuar në burimin e tij", tha Teherani në një shënim zyrtar diplomatik dërguar në Uashington, raporton agjencia e lajmeve ISNA.

Në një shënim zyrtar të dërguar në SHBA përmes Ambasadës zvicerane, Irani përsëriti se nuk qëndron pas sulmit ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.